Ndeshje interesante edhe në Bundesligën gjermane

Ndeshje interesante edhe në Bundesligën gjermane

Liga gjermane e njohur ndryshe edhe si Bundesliga, rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të ditës së shtune, për programin e javës së 19-të.

Ndeshja më interesante e këtij programi do të jetë mes vendit të dytë dhe të tretë, respektivisht RB Leipzig e Bayer Leverkusen, përcjell KosovaPress.

Pas 18 xhirosh, RB Leipzig gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 10 fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar kështu 35 pikë, shtatë më pak se lideri dhe kampioni aktual Bayern Munich.

Në anën tjetër, skuadra e Bayer Leverkusen është vetëm tre pikë larg vendit të dytë dhe 10 larg të parit, ku pas 18 ndeshjesh të zhvilluara, ka regjistruar nëntë fitore, pesë barazime dhe katër humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me gjithsej 32 pikë.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve të javës së 19-të në Bundesligën gjermane.


15:30 Bayern Munich (1) – Hoffenheim (11) (Stadiumi Allianz Arena)

15:30 Dortmund (7) – Augsburg (12) (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 Eintracht Frankfurt (6) – Hertha Berlin (14) (Stadiumi Deutsche Bank Park)

15:30 Union Berlin (8) – Borussia Monchengladbach (5) (Stadiumi An der Alten Försterei)

15:30 Ëerder Bremen (13) – Schalke 04 (18) (Stadiumi Ëeser)

18:30 RB Leipzig (2) – Bayer Leverkusen (3) (Stadiumi Red Bull Arena)

Lexo edhe

Video