Ndeshja e fundit për Dybalan, Juventus-Lazio, formacionet e mundshme

Ndeshja e fundit për Dybalan, Juventus-Lazio, formacionet e mundshme

Juventusi dhe Lazio do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45 në xhiron e parafundit në Serie-A, por kjo sfidë nuk do të ketë asnjë ndikim në renditjen tabelare pavarësisht nga rezultati që mund të dal nga kjo sfidë.

“Zonja e Vjetër” pozicionohet në vendin e katërt me 69 pikë dhe tashmë edhe matematikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ndërsa Lazio është një pozitë më poshtë me 62 pikë, transmeton KosovaPress.

Kjo sfidë do të jetë e fundit për Paulo Dybalan në radhët e Juventusit. Argjentinasi dje përmes një letre njoftoi se do të largohet nga Juventusi dhe se kjo do të jetë sfida e fundit për të me fanellën bardhezi.


Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Pellegrini; Zakaria, Miretti; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Cabral, Zaccagni.

Lexo edhe

Video