Ndërron jetë shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi

Ndërron jetë shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi

Shkrimtari dhe studiuesi shqiptar Nasho Jorgaqi është ndarë nga jeta pasditen e sotme në Tiranë në moshën 91-vjeçare.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, përkthyes, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.


Ai është autor botimesh letrare, skenarë filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”, “Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime”.

Homazhet mbahen sot në Akademinë e Shkencave në Tiranë nga ora 12:00 deri në orën 14:00.

Lexo edhe

Video