Ndërron jetë Rexhail Qerimi i dënuar për rastin “Alfa”

Ndërron jetë Rexhail Qerimi i dënuar për rastin “Alfa”

Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru. Burimet e Alsat-M thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e burgut, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Familjarët për disa orë nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e pajetë të Qerimit, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi. Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.


Trupi i pa jetë i të ndjerit do të kthehet në burgun e Idrizovës, ndërsa familjarët presin që në mëngjes ta pranojnë kufomën për varrim.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.

Rasti Alfa ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.

Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.