Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet e seancës plenare për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari Glauk Konjufca ka thënë se do të lajmërojë deputetët për vazhdimin e seancës në një ditë tjetër.


“Nëse deputetët e opozitës nuk votojnë atëherë konsideroj që nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të proceduar kështu që këtë seancë e vazhdojmë në një ditë tjetër kur t’iu lajmëroj”, ka thënë Konjufca.

Në këtë seancë në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, si dhe, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Lexo edhe

Video