Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave ka marr vendim që të ndërpritet gjendja emergjente në Komunën e Deçanit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, kryetari i Komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj i cili ka falënderuar të gjitha institucionet që i dolën në ndihmë me rastin e helmimit të mbi 1500 personave.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë  ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.


Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre

që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla!

BR”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjendja emergjente në Deçan ishte shpallur më 13 korrik.

Lexo edhe

Video

error: