Ndërpritet energjia elektrike në Ukrainë dhe Moldavi

Ndërpritet energjia elektrike në Ukrainë dhe Moldavi

I gjithë qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, është pa energji elektrike, pasi janë raportuar sulme në të gjithë Ukrainën, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Vendi fqinj, Moldavia ka raportuar gjithashtu ndërprerje “masive” të energjisë elektrike, megjithëse nuk është goditur drejtpërdrejt.

Kryetari i bashkisë së Lviv-it u ka bërë thirrje njerëzve të strehohen, ndërsa kreu i rajonit më të gjerë të Kievit ka thënë se infrastruktura kritike dhe shtëpitë ishin goditur.

Rusia ka shtuar kohët e fundit sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.


Më herët, një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën.

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy, ka thënë se fëmijët janë dërguar në strehimore me mësuesit e tyre dhe u ka bërë thirrje prindërve që të mos i merrnin derisa të mbaronte alarmi.

Pak para raporteve të reja nga Kievi dhe Lviv, zyrtarët kanë thënë se Ukraina jugore ka qenë nën sulm të ri.

Guvernatori i rajonit të Mykolaiv-it ka paralajmëruar për “shumë raketa” nga jugu dhe lindja.

Lexo edhe

Video