Ndërprerje emergjente e energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën

Ndërprerje emergjente e energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën

Deficiti në sistemin energjetik të Ukrainës është rritur në 27 për qind këtë mëngjes dhe mbylljet emergjente janë në fuqi në të gjithë vendin, njoftoi kompania Ukrenergo.


Rritja e deficitit ndodhi për shkak të mbylljes emergjente të njësive në disa termocentrale, dhe në të njëjtën kohë konsumi i energjisë elektrike vazhdon të rritet për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, raporton Interfax Ukraine.

Ukraina po përballet me ndërprerje të energjisë pasi forcat ruse filluan të sulmojnë objektet e infrastrukturës, kryesisht energjetike, në vend më 10 tetor.

Lexo edhe

Video