Nderohen viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me moton "Kosova nuk harron", shoqata "Miqtë e Amerikës" ka organizuar disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit e Prishtinës kanë ndezur sinjalizimet e rotacionet për pesë minuta.

Pranë shtatores "Bill Clinton" garda e nderit të Policisë së Kosovës e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan.

Po ashtu, janë ndezur qirinj para emrave te viktimave të sulmit terrorist.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024