Ndalohet shtetasi i Kosovës në Shqipëri pasi ishte në kërkim

Ndalohet shtetasi i Kosovës në Shqipëri pasi ishte në kërkim

Policia kufitare në Shqipëri ka njoftuar se në bashkëpunim me homologët e tyre nga Kosova kanë ndaluar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim.

Bëhet e ditur se i arrestuari është Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.


Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës -Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

Lexo edhe

Video