Ndalohet qarkullimi i trotinetëve në sheshet e Prishtinës

Ndalohet qarkullimi i trotinetëve në sheshet e Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve. 


Rama ka shkruar në Facebook se kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën janë duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës, e veçanërisht sigurisë së fëmijëve.

Lexo edhe

Video