Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekje

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekje

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person për 48 orë pasi dyshohet të ketë marrë pjesë në një rrahje fizike në Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë e lëndimeve të marra një person ka vdekur.

I dyshuari B.SH., rreth orës 17:30, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.


Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e mosmarveshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

I dyshuari për motive ende të panjohura më më 21 shkurt 2021 kishte goditur me grusht në kokë një 50-vjeçar, pas së cilës ky i fundit kishte rënë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti – i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në QKUK – Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Lexo edhe

Video

error: