Ndalohet një qytetar i konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

Ndalohet një qytetar i konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

Hetuesit policorë për hetimin e trafikimit me narkotikë, duke zbatuar operacionin policor ‘goditja’ në fshatin Mramor të Prishtinës, kanë ndaluar një person në veturën e të cilit kanë gjetur mbi 27 kg. substancë narkotike.


“Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë.  Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar (monedha serbe). Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i  Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me  urdhër  të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në  fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video