Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ndalohet një polic për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim

Ndalohet një polic për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, sot ka ndaluar të pandehurin B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.


Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një telefon Samsung, një kartelë Vala, një kartelë Ipko, një tabletë i markës Lenovo, një kompjuter i markës HP, si dhe një USB.

“I pandehuri B.R., pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: