Ndalohet një person i dyshuar për ngacmim ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë

Ndalohet një person i dyshuar për ngacmim ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë

Është ndaluar një person i cili dyshohet për ngacmim ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.


Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti i Përgjithshëm.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale”, thuhet në komunikatën për medie nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: