Ndalohet një 27-vjeçar në Ferizaj për posedim thike dhe drogë

Ndalohet një 27-vjeçar në Ferizaj për posedim thike dhe drogë

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor në Ferizaj, ka arrestuar një person, pasi tek ai janë gjetur një thikë dhe një marihuane.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Rexhep Bislimi”.


Gjatë kontrollit të automjetit VW Golf me targa vendore, policia te pasagjeri me inicialet R.B. (27) ka gjetur një thikë, një sasi e vogël e narkotikëve (marihuanë) si dhe një grinder( mulli), të cilat si prova materiale janë sekuestruar.

I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga Njësia e Hetimeve, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lexo edhe

Video