Ndalohet në pikën kufitare me afër 42 mijë euro

Ndalohet në pikën kufitare me afër 42 mijë euro

Zyrtarët policor kufitar Sot në orët e pasdites në pikën kufitare “Kullë”, gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Sipas Policisë, pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.


“I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre. Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrur me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar 41.750 euro. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.

Lexo edhe

Video