Ndalohen për 48 orë tre persona të dyshuar për rrëmbim në Negrovc të Drenasit

Ndalohen për 48 orë tre persona të dyshuar për rrëmbim në Negrovc të Drenasit

Hetuesit policorë të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë ndaluar tre persona të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të djeshëm në Negrovc të Drenasit.

Personat e dyshuar janë Ç. H. (21), Sh. H.( 26) dhe K.K. 19-vjeç, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.


Të tre të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

Ndryshe, një person dje ka raportuar në polici se tre persona të dyshuar, e kishin rrëmbyer me veturë dhe e kanë dërguar në një pyll, ku sipas tij, ai është sulmuar dhe ka pësuar lëndime trupore. 

Lexo edhe

Video