Ndalohen në Bërnjak dy persona me teste false COVID

Ndalohen në Bërnjak dy persona me teste false COVID

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, sot rreth orës 11:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy persona për kontrollim më të detajuar.


Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit S.S. (31), dhe A.S. (34), kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID-19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale falsifikim i dokumentit, i cili vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video

error: