Ndalohen dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë

Ndalohen dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë

Policia e Kosovës ka ndaluar sot dy persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë të huaj.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në afërsi të fshatit Shkozë-Vermicë.

Patrullat e policisë kanë monitoruar dhe vëzhguar automjetin e tipit Audi, kur në një moment në automjet kanë filluar të hyjnë pesë persona, të cilët kanë ardhur nga pjesa malore afër autostradës.


Policia ka ndërmarrë veprime konkrete duke ndaluar dhe identifikuar të dyshuarit dhe personat tjerë, të cilët kanë rezultuar të jenë migrantë shtetas të huaj.

Është iniciuar rasti ndaj personave të dyshuar për kontrabandim me migrantë  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj sipas ligjeve në fuqi për të huajt.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Dy persona të dyshuar shtetas kosovarë janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore.

Lexo edhe

Video