Ndahen shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Ndahen shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar shpërblimet shtetërore pas sukseseve të mëdha të tyre ku u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u organizua në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Hajrullah Çeku tha se ministria që ai drejton e ka për obligim ligjor që të ofrojë mbështetje për sportistët e suksesshëm dhe përveç Qendrës Nacionale në Pejë do të ketë edhe projekte të tjera, ku edhe në të ardhmen mund të zhvillohen edhe garat ndërkombëtare.


Nga ana tjetër, trajneri Driton Kuka u shpreh se Qendra Nacionale ishte nevoja më emergjente që e kishte xhudo si sport dhe së është shumë i kënaqur që kjo qendër është ndërtuar në afate rekorde dhe se tashmë dje është zhvilluar stërvitja e parë.

Të kënaqura me këto çmime janë shprehur edhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat e falënderuan ministrin Çeku për përkrahjen e ofruar deri më tani.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve nuk është zbuluar shifra e këtyre shpërblimeve të ndara për xhudistet dhe trajnerin Driton Kuka.

Lexo edhe

Video

error: