Ndahen mjete të punës për bletarët në Deçan

Ndahen mjete të punës për bletarët në Deçan

Kandidati i AAK-së për të parin e Deçanit, njëherësh kryetari aktual Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë Rifat Stojkaj kanë ndarë sot mjetet të punës për 166 bletarë të kësaj komune.


Ramosaj në një postim në Facebook ka shkruar se bujqësia dhe turizmi do të jenë prioritetet e tija kryesore për zhvillim e prosperitet në komunën e Deçanit.

“Sot, së bashku me drejtorin e Bujqësisë Rifat Stojkaj, kemi takuar bletarët deçanas, me ç’rast kemi bërë ndarjen e mjeteve të punës për 166 bletarë: koshere, tymose dhe thika. Njëkohësisht janë ndarë edhe 27 gërshërë për pemëtarët deçanas. Bletarë dhe ju pemëtarë, i gëzofshi pajisjet e ju shkoftë puna mbarë. Deçanin do ta bëjmë kryeqytet të turizmit, bujqësisë e bletarisë”, shkruan Ramosaj.

Lexo edhe

Video

error: