Ndahen çmimet vjetore në fushën e muzikës
Lexohet për: 2 min.
mkrs-cmimet-210622
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ne Ditën Botërore te Muzikës, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore në fushën e muzikës për vitin 2021.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku me këtë rast tha se me ndarjen e këtyre çmimeve në këtë ditë të rëndësishme botërore, po shpërblehet mundi i artistëve që po japin kontribut të madh në fushën muzikore.

“Tash referuar një të dhënë ende të pakonfirmuar empirike, por që vjen nga këshilltari ynë Liburn Jupolli, ne jemi një popull i muzikës dhe kjo nuk është vetëm një deklarate ose hamendshim, por një e dhënë pas disa vlerësimeve dhe kjo dëshmohet me përqindjen e popullsisë, e cila në mënyrë aktive merret me muzikën, dhe kjo përqindje në Kosovë duhet të jetë goxha e lartë, bile e konkurrueshme me shumë vende të Evropës, me shumë vende ku me muzikë shumë të zhvilluar në Evropë, por natyrisht kjo statistikë tregon për pjesën kuantitative. Ne besojmë shumë që kemi edhe cilësi të jashtëzakonshme në muzikë, të konkurrueshme në nivele ndërkombëtare dhe këtë e kemi dëshmuar shumë. Sot në Ditën botërore të muzikës e kemi për obligim që si institucione shtetërore të sigurohemi që më të mirët edhe t’i shpërblejmë në formë të mirënjohjeve dhe në formë të një falënderimi”, tha ministri Çeku.

Çmimi për vepër orkestrale-simfonike dhe koncertale iu nda autorëve Drinor Zymberit për veprën “Constellation” dhe Kreshnik Alickaj për “Viola Concertto”.

Çmimi për vepër kamertale iu nda Fjolla Gashit për veprën “Mystral”, për kuartet flaut dhe Ersan Januzit për veprën “Chaos”.

Ndërsa çmimi për vepër solistike dhe për duo iu nda Mendi Mengjiqit për veprën “Fantasy” për flaut e piano, dhe autorit Bardh Dubovci për veprën “TAH” për flaut solo.

Çmimi për vepër korale ‘a capella’ dhe vepër korale me shoqërim instrumental iu nda Mendi Mengjiqit për veprën “Mars” dhe Hajrullah Sylës për veprën “The Matamorphosis”, kompozuar për kor e shoqërim instrumental.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024