Ndahen bursa për 24 studentë shtimjanë

Ndahen bursa për 24 studentë shtimjanë

Drejtoria për Arsim në Komunën e Shtimes ka shpallur sot vendimin e komisionit komunal për ndarjen e bursave për studentë, të bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e bursave.

Sipas këtij vendimi janë përzgjedhur 24 studentë, të cilët do të jenë përfitues të bursave që ka ndarë Komuna e Shtimes për vitin akademik 2020/2021.

Drejtoria për Arsim, ka vlerësuar se nga 61 aplikuesit për bursa, në bazë të kritereve dhe buxhetit që është ndarë nga DKA-ja për subvencione, kanë bërë përzgjedhjen e 24 studentëve, të cilët janë:

1. Edison (Bajram) Avdullahu – Gjeografi

2. Safete (Miftar) Jakupi – Biologji

3. Egzona (Kadri) Gashi – Biologji

4. Ramadan (Taib) Maliqi – Ekologji dhe mbrojtje të mjedisit

5. Fortesa (Avdyl) Mehmeti  – Mjekësi e Përgjithshme

6. Shemsi (Naser) Hysenaj – Mjekësi e Përgjithshme

7. Festim (Beqir) Dauti – Stomatologji

8. Fitore (Naser) Hyseni – Stomatologji

9. Marigona (Kushtrim) Haxhiu – Infermieri

10. Vesa (Isak) Ilazi – Infermieri

11. Erza (Arian) Qorrolli  – Infermieri


12. Egzona (Elver) Fazliu – Infermieri

13. Vjosa (Feim) Qorrolli – Infermieri

14. Venera (Nazmi) Ramadani – Infermieri

15. Dashurije (Burhan) Rushiti – Infermieri

16. Enes (Ardian) Shabani – Shkenca kompjuterike dhe inxhinieri

17. Rinor (Ilir) Feka – Konstruktiv

18. Gresë (Esad) Haxhiu – Arkitekturë e qëndrueshme

19. Ismete (Blerim) Januzi – Arkitekturë

20. Luareta (Sejdi) Duga – Bujqësi-Veterinari

21. Besartë (Ekrem) Ramadani – Gjuhë e letërsi shqipe

22. Leontina (Lulzim) Sahiti – Programi fillor

23. Ajshe (Fadil) Neziraj – Juridik

24. Valdete (Jetë) Hasani – Administratë Publike.

Sipas zyrtarit të DKA-së, Fatmir Zymeri, përfitues të bursave janë gjithsej 24 studentë, të cilët studiojnë në drejtime deficitare, studentë të dalluar me notë mesatare më të lartë dhe studentë të familjeve të dëshmorëve. Ai bënë të ditur se bursat do të jenë për 10 muaj, ku shuma mujore do të jetë 50 euro për student.

Lexo edhe

Video