Ndahen bursa për 10 sportistët e rinj që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike 2021

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), kanë ndarë 10 bursa për sportistët e rinj të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Erza Muminoviq (xhudo), Dardan Cena (xhudo), Betim Maliqi (karate), Albulena Gërvalla (karate), Alnera Brahimi (boks), Remzo Mustafiq (boks), Muhamet Ramadani (atletikë), Alaudin Suma (atletikë), Vesa Gjinaj (tenis), Drin Kokaj (skitari), janë këta 10 sportistët e rinj që do të jenë përfitues të bursës “Shpresa Olimpike 2021”.

Për këtë marrëveshje presidenti i KOK-ut, Besim Hasani është shprehur i kënaqur dhe citoi që ndihmat për sportistët dhe sportin në përgjithësi nuk do të ndalen.

“Të nderuar sportistë, siç po e shihni përkujdesi ndaj sportistëve, trajnerëve por edhe zyrtarëve të tjerë është maksimal, do të thotë në kuadër të mundësive tona. Prandaj ne kërkojmë nga ju që të punoni sa më shumë, dhe ne sigurisht që do të ju mbështesim në vazhdimësi”.


Pas Hasanit, fjalën e morri ministrja e MKRS-së Vlora Dumoshi, foli për rrugëtimin dhe arritjet e sportit kosovar.

 e cila u shpreh që është e lumtur me gjërat që sporti në Kosovë ka arritur deri më tani.

“Tregimi më i mirë për Kosovën është sporti, edhe pse kemi kaluar nëpër faza të ndryshme, të cilat Kosovën e kanë izoluar në kohën e ish-Jugosllavisë, ne arritëm që këto 20 vite lirie ta fitojmë edhe medaljen tonë Olimpike në vitin 2016 me heroinën tonë Majlinda Kelmendi. Uroj që buxhetet tona të rriten e edhe bashkëpunimi jonë. Iu siguroj, ju keni edhe tre mjekët e juaj, të federatave të juaja, që reprezentoni në sportet e ndryshme, andaj ne si Ministri sipas raportit të cilin na e ka sjellë KOK-u, e bëni një punë të jashtëzakonshme, një punë duke e shikuar dhe rishikuar të gjitha të arriturat e juaja, ne sot i ndajmë bursat për ju”.

Pas nënshkrimit të kontratave për sportistët e rinj, Vlora Dumoshi së bashku me Besim Hasanin dhe sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së Ibër Alaj ndanë bursat një nga një për përfituesit e “Shpresës Olimpike 2021”./A.Arifi

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.