Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Navalny në gjendje kritike, humbet ndjesitë në këmbë dhe në duar

Navalny në gjendje kritike, humbet ndjesitë në këmbë dhe në duar

Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalni po përkeqësohet dhe ai po fillon të humbasë ndjesinë e këmbëve dhe duarve, tha avokati i tij.

Vadim Kobzev tha se Navalni, që gjendet në një koloni penale ku po kryen dënimin e tij për keqpërdorim fondesh, është diagnostikuar me dy hernie spinale.

Javën e kaluar, Navalni filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute në shpinë dhe në këmbë. Shtëpia e Bardhë tha se raportet se shëndeti i tij po përkeqësohej, ishin shqetësuese.


Kobzev që e vizitoi Navalnin të mërkurën, tha në Twitter se Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje ndërsa ecën dhe është shumë shqetësues fakti që sëmundja po avancon shpejt aq sa ai të humbasë ndjesitë në këmbë, pëllëmbët e duarve dhe kyçe.

Më herët këtë javë, Navalni, 44-vjeç, u zhvendos në një repart për të sëmurët në qytetin Pokrov, me simptoma të një sëmundjeje respiratore. Ai është ankuar për kollë të vazhdueshme dhe temperaturë.

Avokatët e Navalnit thonë se nuk ka doktorë në koloninë penale ku Navalni po qëndron dhe njësitë mjekësore në vend menaxhohen nga një infermier i vetëm./tch

Video

error: