NaturKosovo - Trajnim i udhërrëfyesve malorë në Via Dinarica
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këtë javë në Bjeshkët e Rugovës po zhvillohet faza e dytë e trajnimit për udhërrëfyes malor në kuadër të projektit NaturKosovo.

"NaturKosovo: Kryeqendra natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica" ??ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë, përmes zgjerimit të burimeve historike, kulturore dhe natyrore që lidhen me Via Dinarica në Kosovë.

Via Dinarica është një shteg për ecje gjithnjë e më i njohur që shtrihet në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në vendin tonë përshkon Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe territorin e komunave Pejë, Deçan, Junik. Projekti synon të përforcoj dimensionin e shtigjeve, të krijojë një sistem efektiv menaxhimi, të nxisë sipërmarrjen lokale në lidhje me turizmin malor dhe të promovojë shtegun dhe rajonin si një destinacion turistik jashtë vendit.

Kursi organizohet nga UTALAYA foundation dhe ofrohet nga Mountaineering Federation of North Macedonia (FPSM) - e cila është zyrtarisht e akredituar nga the Union Internationale des Associations d'Alpinisme (UIAA) si ofrues trajnimi - në bashkëpunim me ekspertë vendas. Projekti ofron mundësi të ndryshme trajnimi dhe financimi që synojnë të rrisin standardet e shërbimeve turistike përgjatë Via Dinarica dhe në sektorin e turizmit malor në përgjithësi.

Kursi i trajnimit mbi teknikat e drejtimit malor sipas standardeve të njohura dhe të vendosura ndërkombëtarisht ka për qëllim që përfituesit të fitojnë aftësitë e nevojshme për të shoqëruar grupet e turistëve përgjatë rrugëve malore. Ai trajton të gjitha aspektet dhe dimensionet që lidhen me teknikat e ecjes, sigurinë e ecjes dhe alpinizmin nga pikëpamja teorike dhe praktike, dhe ofron një periudhë mentorimi për udhërrëfyesit aspirues malor.

NaturKosovo financohet nga Italian Agency for Development Cooperation, në bashkëpunim me Ambasadën Italian Embassy in Pristina. Ai zbatohet nga një partneritet organizatash Italiane dhe Kosovare të përbërë nga OJQ-të Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM , me mbështetjen teknike të UTALAYA Foundation, Italian Alpine Club, Italian National Corps for Alpine and Speleological Rescue , Italian Association for Responsible Tourism.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024