NATO nis manovrat ushtarake në Baltik me Finlandën dhe Suedinë

NATO nis manovrat ushtarake në Baltik me Finlandën dhe Suedinë

Pritet të fillojnë sot manovrat ushtarake më të mëdha në historinë e marrëdhënieve të vendeve baltike me NATO-n, “Hedgehog”.

Manovrat ushtarake do të zhvillohen në Estoni për dy javë dhe do të përfshijnë 15 mijë ushtarë nga 10 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe vendet joanëtare, Finlanda dhe Suedia, të cilët po përgatiten të aplikojnë për anëtarësim në aleancë, raporton atsh.

Edhe pse e planifikuar shumë përpara pushtimit rus të Ukrainës, manovrat zhvillohen në një kohë të tensionit të veçantë mes NATO-s dhe Moskës.


Partia Social-demokrate e Suedisë në pushtet njoftoi dje synimin e saj për të paraqitur një kërkesë për anëtarësimin e vendit në NATO, një lëvizje që shënon një ndryshim të madh në pozicionin e tyre të gjatë në aleancën e mbrojtjes.

Partia e kryeministres suedeze, Magdalena Andersson doli në favor të anëtarësimit të vendit të saj në NATO pas një takimi special të dielën, sipas faqes së internetit të partisë.

Megjithatë, social-demokratët kanë treguar se nuk duan armë bërthamore apo baza të përhershme të NATO-s në territorin e tyre.

Ndryshimi i politikës së partisë vjen si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka shkaktuar një rishikim të anëtarësimit në NATO si në Suedi ashtu edhe në Finlandën fqinje.

Lexo edhe

Video