NATO: Kosova dhe Serbia të zbatojnë atë për të cilën u pajtuan

NATO: Kosova dhe Serbia të zbatojnë atë për të cilën u pajtuan

NATO ka mirëpritur pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu i ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë ta zbatojnë atë për të cilën janë pajtuar.


“Ne i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë./KosovaPress

Lexo edhe

Video