NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

NATO ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë. Përmes një postimi në Twitter kreu i aleancës, Jens Stoltenberg shprehet se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.

“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shprehet Stoltenberg.

Një ditë më parë SHBA dhe Britania i dolën në krah Shqipërisë për vendimin e marrë për dëbimin e diplomatëve të Republikës Islamike që u gjet përgjegjëse për sulmin kibernetik të meskorrikut në vendin tonë.


Ambasada iraniane u boshatis sot pas ultimatumit të dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama që i la 24 orë stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Lexo edhe

Video