NATO: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

NATO: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

Një aleat i ngushtë rus, Bjellorusia, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën dhe po përgatitet për vendosjen e armëve bërthamore nga Rusia në territorin e shtetit bjellorus, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se NATO ishte e shqetësuar se forcat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë në anën e Rusisë.

“Qeveria bjelloruse po përgatit terrenin për të justifikuar ofensivën e Bjellorusisë kundër Ukrainës dhe vendosjen e pashmangshme të armëve bërthamore ruse në vend,” tha ai.


Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar tashmë se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës. Megjithëse Bjellorusia ua la territorin e saj forcave ruse për sulme tokësore dhe ajrore, NATO nuk ka asnjë provë që trupat bjelloruse ishin të përfshira drejtpërdrejt në luftë.

“Nuk po them se nesër do të vendosin koka bërthamore atje. Thjesht po them se ata kanë ndërmarrë hapa politikë që të mund të pranojnë armë bërthamore nëse merret një vendim i tillë”, tha ai, transmeton Guardian.

Ai gjithashtu theksoi se të dyja palët janë në një qorrsokak – nuk ka përparim në asnjërën palë, asnjëra palë nuk po tregon dominim.

Lexo edhe

Video