Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Naser Ramadani kërkon masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Naser Ramadani kërkon masa rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Në mbledhjen e komitetit për vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tregon se ka rritje të rasteve me COVID-19 për 26.8 përqind ndërsa mesatarja  e vdekshmërisë ka rritje  mbi 23 përqind.


Ramadani derisa tha se duhet të vazhdohet me masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit korona, theksoi se do të ketë ndërprerje të aktiviteteve shkollore, fetare dhe ato të gastronomisë.

“Numri i rasteve  pozitive dhe vdekshmërisë vazhdon të jetë në rritje dhe brengosëse për shkak të mos respektimit të masave. Duhet të vazhdojmë masat rigoroze dhe të ketë ndërprerje të aktiviteteve , me  kufizimeve të tubimeve të atyre fetare, shkollore gastronomive. Duke pasur shfaqjen e varianteve të reja po presin ardhjen e reagenteve për testim të të gjitha varianteve. Apelojmë qëndroni në shtëpi të ketë ndalim rigoroz të tubimeve”, tha Ramadani.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: