Napoli synon vetëm fitoren kundër Udineses, ja formacionet zyrtare

Napoli synon vetëm fitoren kundër Udineses, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Napolit dhe skuadrës së Udineses, e vlefshme kjo për xhiron e 15 të Serie A.

Napoli do të synojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që të shkojë në pushimin e Kupës së Botës pa asnjë humbje në Serie A.

Në xhiron e fundit në kampionatin italian, Napoli e mposhti Empolin me rezultat solid 2:0, kurse Udinese barazoi 1:1 me Spezian, raporton KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 14 pikë, ku Napoli zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 38 pikëve, krahas Udineses që renditet në vendin e tetë me 24 pikë të arkëtuara.


Takimi i fundit mes Napolit dhe Udineses daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Napoli regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Amir Rrahmani dhe Khvicha Kvaratskhelia, kurse te Udinese mungojnë Masina, Makengo, Becao dhe Udogie.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Meret; Olivera, Kim, Juan Jesus, Di Lorenzo; Zielinski, Lobotka, Anguissa; Elmas, Osimhen, Lozano

Udinese (3-5-2): Silvestri; Perez, Bijol, Ebosse; Ehizibue, Lovric, Walace, Arslan, Pereyra; Beto, Deulofeu

Lexo edhe

Video