Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Napoli shkatërron Lazion

Napoli shkatërron Lazion

Napolitanët vazhdojnë me fitore në garë për një vend në Top 4.

Napoli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 kundër Lazios, kështu duke arkëtuar tre pikë të plota, shumë të rëndësishme në garën për një vend që siguron biletën për në Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Gattusos e filloi furishëm ndeshjen, ku në minutën e 7’ sulmuesi Insigne shënon për 1:0. I shpejtë ishte edhe goli i dytë i napolitanëve, ku në minutën e 12’ Mateo Politano shënon për 2:0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesën e dytë ishte përsëri skuadra e Napolit që vazhdoi me gola, ku në minutën e 53’ Insigne shënon golin e dytë personal në ndeshje, dhe të tretin për Napolin. Golat vazhduan, ku sulmuesi Dries Mertens thelloi rezultatin në 4:0, përmes golit të tij në minutën e 65’.


Pas golit të katërt të Napolit, skuadra e Lazios filloi të këndellej, ku brenda katër minutave shënoi dy gola të shpejtë, respektivisht në minutën e 70’ përmes sulmuesit Immobile, dhe në minutën e 74’ përmes mesfushorit Milinkovic-Savic.

Por 10’ minuta para përfundimit të ndeshjes, ishte sulmuesi Victor Osimhen që shënoi për Napolin, për ta vulosur rezultatin e thellë, 5:2.

Me këto tre pikë të reja, Napoli zë vendin e pestë në tabelë me 63 pikë, dy më pak se Juventusi që gjenden në pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Lazio pozicionohet në vendin e gjashtë, me gjithsej 58 pikë të arkëtuara.

Lexo edhe

Video

error: