Napoli nuk di të ndalet me fitore, mposht edhe Udinesen

Napoli nuk di të ndalet me fitore, mposht edhe Udinesen

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Napolit dhe skuadrës së Udineses, ku skuadra e Luciano Spallettit ka regjistruar fitoren e 13 në Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e ka mposhtur Udinesen me rezultat të ngushtë 3:2, raporton KosovaPress.

Golat për napolitanët i shënuan Osimhen (minuta e 15’), Zielinski (minuta e 31’) dhe Elif Elmas (minuta e 58’), kurse për mysafirët golashënues ishin Nestorovski (minuta e 79’) dhe Samardzic (minuta e 82’).


Me pikët e reja, Napoli ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vendin e parë, plot 11 sosh larg vendit të dytë, Lazios.

Në anën tjetër, Udinese tani renditet në vendin e tetë në tabelë, me 24 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 3:2 në favor të Napolit.

Lexo edhe

Video