Napoli merr kreun e tabelës së Serie A, mposht Bolognan

Napoli merr kreun e tabelës së Serie A, mposht Bolognan

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 10 në Serie A mes Napolit e Bolognas, ku nikoqirët kanë shënuar fitore për ta rimarrë kreun e tabelës nga Milani.

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Bolognas, me ndihmën e dy golave të Lorenzo Insigne dhe një të Fabian Ruiz, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte mesfushori Fabian Ruiz ai i cili zhbllokoi rezultatin duke kaluar Napolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 18’. Golin e dytë e shënoi sulmuesi anësorë Lorenzo Insigne në minutën e 41’.


Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores së Napolit e shënoi Insigne, ku regjistroi golin e tij të dytë personal nga pika e bardhë në minutën e 62’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Napoli tani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 28 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe skuadra e Milanit në vendin e dytë.

Në anën tjetër, kjo është humbja e dytë radhazi për Bolognan, ku tani renditet në pozitën e 12 me gjithsej 12 pikë, aq sa kanë edhe Verona e Empoli në pozitat 10 dhe 11.

Rezultati final i ndeshjes mes Napolit e Bolognas është 3:0 në favor të nikoqirëve.

Lexo edhe

Video