Napoli merr kreun e tabelës në Serie-A

Napoli merr kreun e tabelës në Serie-A

Me fitoren 2-1 ndaj Lazios në xhiron e 27-të në Serie-A Napoli ka arkëtuar tre pikë të reja dhe po ashtu ka pushtuar kreun e tabelës në kampionatin italian.

Skuadra e Amir Rrahmanit e siguroi fitoren në minutën e 94’ të ndeshjes kur Fabian Ruis realizoi për 2-1, transmeton KosovaPress.


Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, ishte Lorenzo Insigne ai që e shënoi golin e parë për Napolin në minutën e 52’, por që dy minuta para mbylljes së takimit Pedri e riktheu baraspeshën duke shënuar për 2-2.

Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllej pa fitues, Ruis e shënoi golin vendimtar dhe fitoren e Napolit që tani e kryeson tabelën me 57 pikë, aq sa ka edhe Milani në pozitën e dytë, kurse Interi zbret në vendin e tretë me 55 pikë.

Lexo edhe

Video