Napoli i fortë për Milanin

Napoli i fortë për Milanin

Milani është njoftuar edhe me humbjen e tretë në këtë edicion të Serie-A pasi është mposhtur edhe nga Napoli në “San Siro”.

Kmapioni në fuqi i Italisë ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 të dielën nga skuadra e Amir Rrahmani, skuadra e të cilit tashmë e kryeson renditjen tabelare, përcjellë KosovaPress.


Pjesa e parë përfundoi pa gola, por dhjetë minuta pasi nisi e dyta, Mateo Politano i dha epërsinë skuadrës së tij duke shënuar për 1-0 nga penalltia.

Milani barazoi shifrat 1-1 në minutën e 69’ me golin e Olivier Giroud, por për fitoren e Napolit u përkujdes Simeone me golin e tij të bukur me kokë në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje, Napoli e kryeson tabelën me 17 pikë, kurse Milanin bie në pozitën e pestë me 14 pikë.

Lexo edhe

Video