Napoli e ka seriozisht garën për titull në Serie A, shkatërron Sassuolon

Napoli e ka seriozisht garën për titull në Serie A, shkatërron Sassuolon

Skuadra e Napolit si duket e ka marrë seriozisht garën për titull në Serie A, ku sot regjistroi fitoren e radhës dhe mbetet e pamposhtur pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e ka shkatërruar Sassuolon duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0, raporton KosovaPress.

Tre gola nga Victor Osimhen (minuta e 4’, 19’ dhe 77’) si dhe goli nga ylli gjeorgjian, Kvaratskhelia në minutën e 36’ i siguron pikët e plota sot Napolit.


Me pikët e reja, Napoli ngjitet në kuotën e 32 pikëve në tabelë, gjashtë sosh më shumë kampioni italian, Milani në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Sassuolo zë vendin e nëntë në tabelë në kuotën e 15 pikëve.

Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Napolit.

Lexo edhe

Video