Napoli drejt Ligës së Kampionëve

Napoli drejt Ligës së Kampionëve

Futbollistët e Napolit duket se kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm me një fitore 5:1 ndaj Udineses.

Napolitanët vazhduan serinë e suksesshme të rezultateve në shtatë raundet e fundit dhe arritën 73 pikë duke u renditur në vendin e dytë të Serie A.


Ata kanë një pikë më shumë se Atalanta dhe Milan, por edhe katër nga Juventus,  aktualisht në vendin e pestë në tabelë.

Rruga drejt fitores për Napolin u hap nga Piotr Zielinski në minutën e 28-të dhe Fabian Ruiz në minutën e 31-të. Katër minuta, dy gola dhe “zebrat” ishin thyer tashmë në pjesën e parë.

Ata shënuan në minutën e 41-të përmes Stefan Okaka, por nuk kishte asgjë për të sugjeruar që të paktën do të arrinin një pikë në këtë ndeshje.

Lexo edhe

Video