Nagelsmann: Largimi i Messit nuk e bën Barcelonën të parrezikshme

Nagelsmann: Largimi i Messit nuk e bën Barcelonën të parrezikshme

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona mund të jetë gjë e mirë për disa nga lojtarët e klubit katalanas, sipas trajnerit të Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Messi u largua nga Barcelona pasi që kontrata e tij me klubin kishte skaduar, dhe krerët e Barcelonës nuk kishin mundësi rinovimi për shkak të krizës financiare, përcjell KosovaPress.

Nagelsmann nuk beson që transferimi i Messit te Paris Saint-Germain e ka dobësuar Barcelonën, pasi do të ketë shumë individë të tjerë të skuadrës që do të jenë të gatshëm të largohen nga hija e tij.


“Një lojtar i madh, i cili ka lënë gjurmë përgjatë viteve është larguar. Ai kishte shumë influencë në fushë dhe jashtë saj, e po ashtu në dhomën e zhveshtores”, tha Nagelsmann në një intervistë për Bayernin.

“Ai po ashtu merrte vendime të natyrës së organizimit, gjë e cila më bën të mendoj që tani aty do të jenë disa lojtarë që do të kenë më shumë liri, duke e zënë vendin e tij. Ai është një nga lojtarët më të mirë, i cili di të vendosë ndeshjet vetë. Çdo skuadër është më e mirë me Messin sesa pa të”, shtoi trajneri i Bayernit.

Barça mbetet e pamposhtur këtë sezon në fillimin e erës së re pa Messin, por testi më i madh do të jetë të martën e ardhshme, ku zhvillon ndeshje si vendas kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Lexo edhe

Video

error: