Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Nagelsmann i përgjigjet krerëve të Bayern Munich

Nagelsmann i përgjigjet krerëve të Bayern Munich

Trajneri i RB Leipzig Julian Nagelsmann i është përgjigjur deklaratës së Bayern Munichut, ku “Bavarezët” kanë deklaruar se janë të interesuar seriozisht në mbrojtësin e tyre Dayot Upamecano, duke thënë që kjo ishte një përpjekje për të hapur probleme brenda klubit, por që kjo gjë nuk do të jetë e suksesshme.

Në një intervistë për mediat gjermane, Nagelsmann tha që këto përpjekje nga krerët e Bayern Munich nuk do të jenë të suksesshme, përcjell KosovaPress.


“Nëse ata dëshirojnë të më bëjnë të ndihem në siklet mua ose klubin, këto përpjekje nuk do jenë të suksesshme. Por nuk e besoj që ky është qëllimi i tyre, ata dëshirojnë vetëm të vendosin vetën në krye të garës, që klubet tjera të stresohen”, tha Nagelsmann.

“Kjo është një gjë e mençur, nëse dëshiron të shkaktosh probleme. Shumë klube janë duke e monitoruar këtë situatë, dhe padyshim që Upamecano është një lojtar i rëndësishëm për ne, dhe natyrisht ne nuk duam ta humbasim atë. Por ky është futbolli, janë mekanizmat e tij që ne nuk mund t’i ndalojmë”, shtoi ai.

Kujtojmë që mbrojtësi Upamecano është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane si Liverpooli, Manchester United, Chelsea e Bayern Munich, ku pritet që francezi të transferohet tek ndonjëra nga këto klube këtë verë, kur edhe përgjysmohet shuma e tij në vetëm 42 milionë euro.

Lexo edhe

Video

error: