Nagavci shpërblen me mirënjohje Gjilanin për suksesin e nxënësve në garat e shkencave natyrore

Nagavci shpërblen me mirënjohje Gjilanin për suksesin e nxënësve në garat e shkencave natyrore

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, i ka ndarë mirënjohje Komunës së Gjilanit, pas suksesit të nxënësve në garat e shkencave natyrore.


Mirënjohjen e ka pranuar sot zyrtarisht drejtori i Arsimit Nazim Gagica, i cili është shprehur të jetë krenar me sukseset e nxënësve të Gjilanit.

“Isha i nderuar me mirënjohjen që pranova nga ministrja Nagavci, për suksesin e nxënësve tanë të arritur në garat e shkencave natyrore. Suksese të vazhdueshme nxënësve të Komunës së Gjilanit. Faleminderit mësimdhënësve dhe drejtuesve arsimor për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe edukimit”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.