Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Nagavci shërohet nga COVID-19

Nagavci shërohet nga COVID-19

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje tashmë është shëruar nga infektimi me COVID-19. Nagavci ka njoftuar se ajo për një javë kishte qenë e hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


“Negative me Covid-19, por me pozitivitet e energji për punët që na presin. Pas dy javëve jo të lehta të infeksionit me Covid-19, prej të cilave një javë edhe e hospitalizuar në QKUK, tashmë kam filluar të marrë veten dhe po i rikthehem aktiviteteve dhe punës. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë punëtorët shëndetësor, në QKUK, në shtëpitë e shëndetit dhe në farmaci. Përkundër se të stërngarkuar me punë dhe duke u përballur me sfida të shumta, përfshi ato të mungesës së ilaçeve dhe vështirësisë për të kërkuar nga pacientët që disa nga ilaçet t’i sigurojnë/blejnë vet, ata ishin në nivel të detyrës në aspekt profesional e etik. Kujdesi që na kanë ofruar, përvoja dhe përgatitjet e tyre, më japin shpresë se do të tejkalojmë vështirësitë e shumta edhe në sistemin shëndetësor. Ju falënderoj shumë edhe gjithë juve miq e bashkëpunëtorë që me mesazhe dhe telefonata më dhatë kuroajo e u treguat të gatshëm duke ofruar mbështetje. Më keni bërë të ndjehem jashtëzakonisht mirë!  Ju uroj shërim sa më të shpejtë e të lehtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë virus! Ju lus të kujdeseni shumë për veten dhe të dashurit tuaj, respektoni masat e rekomanduara dhe ruani shëndetin!”, ka shkruar Nagavci.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: