Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se edukimi parafillor do të bëhet i obligueshëm nga viti i ri shkollor 2024/2025. Sipas saj, ky ligj specifikon qartësisht edhe dënimin e çfarëdo forme të dhunës.
Kështu ka thënë ajo gjatë prezantimit të Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ku shtoi se do të shtohet cilësia e kujdesin dhe edukimit në fëmijërinë e hershme.
Në lansimin e këtij ligji, ministrja Nagavci tha se faza e fëmijërisë kërkon vëmendje të veçantë.
Nagavci shtoi se edukimi parafillor do të bëhet i obligueshëm nga viti i ardhshëm shkollor.
Shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman tha se përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm nuk është i kënaqshëm.
Udhëheqësja e Divizionit për Edukimin Parashkollor në Ministrinë e Arsimit, Labëri Luzha tha se ky ligj do të zbatohet në të gjitha institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme, për fëmijët prej lindjes deri në moshën gjashtë vjeçare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Në korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. /Sh.Pajaziti/