Nagavci: Do të sigurohem maksimalisht për pavarësinë e AKA dhe KSHC

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka garantuar se si ministre do të sigurohet për pavarësinë institucionale të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), si kusht kryesor për kthimin e Kosovës në ENKA dhe EQAR.

Nagavci tha se e kanë vendosur në agjendën legjislative Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit,  cili tha se do të sigurojë pavarësi institucionale, financiare dhe transparencën e plotë në funksionimin e saj.

“Ju garantoj se si ministre e Arsimit do të sigurohem maksimalisht për pavarësinë institucionale të Agjencisë së Akreditimit dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe ndërhyrje të tilla nuk do të tolerohen më asnjëherë. Pavarësia institucionale dhe financiare e Agjencisë së Akreditimit është kriteri kryesor për kthimin e saj në ENKA dhe EQAR. Si ministre e arsimit e kam vendosur në agjendën legjislative Ligjin për Agjencisë Kosovare të Akreditimit, i cili do të sigurojë pavarësinë institucionale, financiare dhe transparencën e plotë në funksionimin e saj. Me ligj do të ndalojmë çdo ndërhyrje politike si ajo që ndodhi në vitin 2018 dhe do të garantojmë që ky institucion vital i shtetit të kryej punën në mënyrë të pavarur dhe profesionale.


Ajo tha se deri në fund të këtij vitit pritet të përfundojë edhe objekti ku do të vendoset Agjencia, ndërsa tha se janë në përfundim të procedurave për kompletimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ndërsa, sa i përket testit të arritshmërisë dhe atij të maturës, Nagavci tha se të dy testimet do të organizohen.

“Ne do të organizojmë edhe testin e arritshmërisë edhe provimin e maturës. Në lidhje me organizimin e testit të arritshmërisë që është më herët se provimi i maturës ne tashmë kemi përcjell tek DKA-të rregullat e reja për organizimin e testit, që përcaktojnë se nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës në një klasë, do të ruhet distanca, kemi përcaktuar numrin e administruesve dhe monitoruesve ashtu që të sigurohemi që gjithçka të shkojë sipas standardeve dhe kërkesave që testi të menaxhohet me sukses. Sa i përket provimit shtetëror të maturës planifikojmë që të njëjtin ta organizojmë në dy ditë në mënyrë që të maten saktë njohuritë e nxënësve pasi një numër më i vogël i pyetjeve për lëndë e ulë besueshmërinë e testit”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

error: