Nagavci: 6684 nxënës dhe 1489 mësimdhënës janë pozitivë me COVID-19

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se aktualisht pozitivë me COVID-19 janë 6684 nxënës dhe 1489 mësimdhënës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për pandeminë COVID-19, ministrja Nagavci tha se rreth 90 shkolla po punojnë në mësimin në distancë (online).


“Nga 775 institucione edukative-arsimore janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa i përket rasteve aktive, sipas raportit të sotëm janë 1489 mësimdhënës që janë pozitivë me virusin COVID, janë 187 persona që janë personel tjetër dhe janë 6684 nxënës që janë pozitivë dhe aktualisht janë të izoluar”, tha ajo.

Ajo tha se situata nuk është e njëjtë në gjitha shkollat dhe komunat, prandaj kanë vendosur kriteret se kur një shkollë mund të shkojë në mësim online.

“Dallon situata nuk është njëjtë gjendja në gjitha shkollat dhe gjitha komunat. Kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi marrë këtë vendim që të shqyrtohen rastet bazuar në evidencat që kanë në shkolla, duke bazuar edhe në kriteret. Nëse në një shkollë 5 për qind e nxënësve identifikohen si pozitiv atëherë e tërë shkolla kalon në mësimin nga distanca. Ndërsa nëse në një klasë janë një apo dy raste në një klasë atëherë ajo kalon në mësimin nga distanca”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.