Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë

Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të mërkurën se limiti maksimal për çmimet e derivateve edhe për 24 orët e ardhshme mbesin të njëjta sikur një ditë më parë.

Ministria njofton se deri të enjten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 centë euro për litër.


Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Mësohet se deri tash janë ndëshkuar tre operatorë ekonomik të derivateve për mosrespektim të vendimit të ministrisë.

Lexo edhe

Video