Mytaher Haskuka: Përderisa të tjerët flasin, ne realizojmë

Mytaher Haskuka: Përderisa të tjerët flasin, ne realizojmë

Kandidati i Vetëvendosjes për të parin e Prizrenit, Mytaher Haskuka në garën e balotazhit do të përballet me Shaqir Totajn e PDK-së.

Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, kryetari aktual i Prizrenit ka postuar foto në llogarinë e tij në Facebook nga shtigjet “Pumptrack” dhe “Downhill”.

“Sot të rinjtë e Prizrenit e kaluan të dielën, duke çikluar në shtegun “Pumptrack”, e disa të tjerë në shtegun “Downhill”. Përderisa të tjerët flasin, ne realizojmë”, shkruan ai.


Shtegut të çiklistëve “Downhill” gjatë qeverisjes lokale të Mytaher Haskukës, i ishte shtuar edhe një shteg tjetër në gjatësi prej 2.8 kilometrash, duke e shtrirë gjatësinë e saj totale në rreth 10 kilometra, përgjatë rrugës që shkon në Cvilen, Pasha Çeshme 2 dhe 3, Kalaja e Prizrenit, e deri në Shatërvan.

Në kuadër të projektit ishte bërë hapja e terrenit, ndërtimi i kthesave dhe shtrirja e tyre me kubëza, ndërtimi i kërcimores së drurit, sinjalizimi i shtigjeve, si dhe mirëmbajtja dhe pastrimi i shtigjeve ekzistuese.

Ndërsa, në fund të tetorit të këtij viti në Prizren ishte bërë përurimi edhe i një projekti për pasionantë të çiklizmit, shtegu “Pumptrack” në hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren.

“Pumptrack” është një shteg i valëzuar, por i sigurt që mund të shfrytëzohet nga çiklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshëm për lloje dhe madhësi të ndryshme.

Lexo edhe

Video