Mustafa tregon se a do të përjashtohet Vjosa Osmani nga partia

Mustafa tregon se a do të përjashtohet Vjosa Osmani nga partia

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thënë se ishte e nevojshme të votohet mocioni i mos besimit ndaj Qeverisë Kurti për shkak të ndasive të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë për T7, se Lëvizja Vetëvendosje ende e ka mandatarin të cilit duhet t’ia mundësojë presidenti për formimin e qeverisë së re dhe nëse ata dështojnë, atëherë LDK do të bashkëpunojë me AAK, Nismën dhe komunitetet pakicë.

Mustafa ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me PDK-në, duke thënë se për këtë kanë vendosur organet e brendshme të LDK-së më herët.


Derisa Albin Kurti tha sot në Kuvend se ka një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi, i pari i LDK-së tha se nuk ka asnjë informatë në lidhje me këtë, ndërsa nga bisedat e mëhershme me emisarin special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, ky i fundit, sipas Mustafës ka premtuar se SHBA nuk do të imponohet.

I pari i LDK-së është shprehur se partia që ai drejton nuk do ta përkrahë ndonjë  marrëveshje eventuale për shkëmbim territoresh me Serbinë, teksa ka folur edhe rreth përjashtimeve të mundshme nga partia pas votimit kundër të disa deputetëve të LDK-së për mocionin e mosbesimit, përfshirë edhe Vjosa Osmanin.

“Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që çojnë në vendime kundër. Nuk e përjashtojmë askënd, as Vjosën, ka thënë i pari i LDK-së, parti kjo e cila deri sonte ishte në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen e Kurtit, me të cilin u prish për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

 

Lexo edhe

error: